Kosova shpall person të padëshirueshëm Ivica Daçiçin
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka vendosur të shpallë person të padëshirueshëm Ivica Dacicin, i cili mohoi masakrën e Reçakut, ku ishin vrarë 30 gra, fëmijë e pleq në janarin e vitit 1999. Pacolli ka thënë se për sa kohë fashistët si Dacici nuk dënohen nuk do të ketë pajtim Kosovë-Serbi

Pacolli ka shkruar në Facebook se është i papranueshëm mohimi i Masakrës së Reçakut nga Dacici, të cilin e ka quajtur zëdhënës të Millosheviçit.

“I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recak nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar”, ka shkruar Pacolli.

Apacolli tutje thotë se Serbia ka kryer krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Europë që nga nazistët e Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve.

Ai shton se arsyeja pse Dacic mohon krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare ka dështuar sjelljen para drejtësisë të atyre që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë.

“Drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë nuk do të arrihet kurrë nëse drejtësia vazhdon ta fsheh gjithë ato krime nën qilim. Nëse nuk ka dënim për krimet e Beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkaq lidhur me deklaratat e Dacicit dhe zyrtarëve tjerë serbë të cilët mohojnë krimet e luftës, Pacolli ka marrë vendimin që të shpallen persona të padëshiruar.
Shtuar më 05/05/2019, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori