Kosova së shpejti anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme ka theksuar sot anëtarësimi i Kosovës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal pritet të konfirmohet së shpejti.



“Kemi pranuar sinjale mjaft pozitive nga shtetet anëtare dhe se ndryshimi i Statutit të kësaj organizate do të kaloj si pikë procedurale në takimin e radhës. Rol të madh në këtë drejtim kanë luajtur shtetet mike si sponzorues dhe financues të këtij institucioni. Jemi optimist se anëtarësimi i Kosovës në këtë kornizë të bashkëpunimit rajonal do të jetë katalizator i vërtetë në fushën e zhvillimit ekonomiko-social; infrastrukturës dhe energjisë; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit të sigurisë si dhe ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka theksuar Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori