Kosova rrezikon të hyjë në krizë
Njohësit e çështjeve politike, mendojnë se zhvillimet e fundit mund ta çojnë Kosovën drejt një krize institucionale.

"Pas certifikimit të rezultateve ajo do ta kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese se kënd do ta mandator për ta formuar qeverinë e re. Mendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në përputhje me përfaqësuesit diplomatik të shteteve më të fuqishme në Kosovë dhe besoj se nuk do të ketë krizë dhe deri ën fund të muajit të ardhshëm do ta kemi qeverinë e re me PDK-në në opozitë”, është shpehur Shkëlezn Gashi.

Edhe analisti Dren Doli nga Grupi për studime Politike ka thënë se nuk ka arsye se përse Kosova të zhytet në krizë institucionale.

Ndërkaq, Brukseli ka nënvizuar se është e domosdoshme që Kosova të nisë bsiedimet me Serbinë, pasi në të kundër vendi rrezikon izolimin dhe shkëputjen e diplomacisë me vendet perëndimore.

Ngërçi qëndron në faktin se Vetëvendosje është kundër bisedimeve dhe nëse opozita e bashkuar bën qeverinë, ngërçi mund të jetë në prag. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2014, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori