Vdekja e ish-sekretarit amerikan, Yuri Kim: Njeri që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri ka reaguar për ish-Sekretarin e parë Amerikan të Shtetit me ngjyrë, Colin Powell, i cili u nda nga jeta për shkak të Covid-19.

Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se Powell ia kushtoi jetën e tij shërbimit të vendit.

“Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida – dhe kishte shumë – ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.

Kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe sado i zënë me punë, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël njerëzve përreth tij, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preft në paqe”, shkruan Kim./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 19:26

Tags: