Kosova rregullohet me një ndryshim të madh dhe jo të vogël
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar të mërkurën një takim me maturantë të Prishtinës ndërsa ka thënë se Kosova nuk rregullohet me një ndryshim të vogël, por me një ndryshim të madh.


Sipas tij, këto ndryshime nuk mund të bëhen pa rini, e cila është ajo që mund t’i bëjë ato. Drejtuesit e tjerë të kësaj lëvizje kanë kërkuar nga rinia që ta ngritin zëri i tyre për problemet që i preokupojnë. Më tej, ai ka sqaruar se pse fillojnë ndryshimet nga poshtë, pasi ndryshimet nuk nisen prej lartë, sepse ata lartë janë të kënaqur janë njerëz që u konvenon kjo situatë.

“Pra gjendja në të cilën është sot Kosova është duke ju falënderuar disa interesave që po përmbushen në këtë gjendje të vështirë. Pra janë disa njerëz të cilët po përfitojnë, kanë leverdi prej gjendjes së rëndë në Kosovë dhe ata janë forca që e mbajnë këtë situatë”, ka thënë Kurti. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2012, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori