Kosova pranohet në ReSPA
Kosova pranohet në organizatën rajonale për administratë publike, ReSPA. Pranimin në këtë organizatë e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Kosovës, transmeton KTV .


Vendimi është marrë në takimin e Bordit Drejtues në nivel ministror të kësaj organizate, i cili është takuar në Split të Kroacisë. ReSPA është një organizatë ndërkombëtare, misioni i së cilës është thellimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e administratës publike në Ballkanin Perëndimor. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2013, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori