Kosova po përmbush standardet e trajtimit të pakicave
Kryministri Thaçi zhvilloi të hënën një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës, me përfaqësuesit e Këshillave Komunal të Sigurisë në Bashkësi dhe me përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

Në fjalën e tij duke iu referuar decentraizimit, kreu i qeverisë ka vlerësuar progresin në përmirësimin e klimës ndëretnike, dhe integrimin e minoriteteve.

"Që nga viti 2008, procesi i reformës së pushtetit vendor dhe decentralizimit në Kosovë, ka përfshirë miratimin e ligjeve të reja, dhe rishikimin e atyre ekzistuese, krijimin e komunave të reja, bartje të kompetencave sektoriale, reformë të sistemit të financave lokale, të sigurisë dhe ngritje kapacitetesh për vetëqeverisje lokale efektive.

Bazuar në shembujt e suksesit lidhur me decentralizimin dhe krijimin e komunave të reja në Kosovë, mund të themi se kemi shënuar progres substancial në përmirësimin e klimës ndëretnike, dhe integrimin e minoriteteve.

Por, kuptohet, ka edhe sfida të cilat jemi të përkushtuar t’i tejkalojmë bashkërisht.

Kemi arritur që t’iu mundësojmë qytetarëve të vendosin vetë për gjërat që lidhen me vetëqeverisjen lokale.

Dua të theksoj edhe njëherë se në të gjitha përkushtimet që ju keni si pushtet lokal, si kryetarë të Komunave, si Ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal, të gjitha ministritë, që ndërlidhen me këto çështje dhe ju autoritete të nderuara lokale, do të keni përkrahjen maksimale të Qeverisë së Republikës së Kosovës", u shpreh krzeministri. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori