Kosova pjesmarrëse në panairin e ushqimit në New York
Kosova dhe produktet ushqimore të saj do të jenë pjesë e panairit më të madh të ushqimit "Summer Fancy Food Show", që mbahet në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Panairi do të zgjasë nga 28 qershori deri më 30 qershor.

Ky është një projekt i mundësuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht të Agjencisë për Përkrahjen e Investimeve dhe Ndërmarrjeve të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Pjesë e panairit do të jenë gjashtë kompani prodhuese kosovare si Fluidi, Frutomania, Pestova, Korporata Rugove, Liri dhe Fungo, me rreth 100 lloje të produkteve cilësore si pije freskuese, ujë, djath, patatina dhe produkte të tjera nga patatja, kërpudha të thata, si dhe biskota e ëmbëlsira, janë në mesin e 2500 prodhuesve nga mbi 40 shtete të botës në një ngjarje të përmasave ndërkombëtare që gjatë tri ditëve pritet të tërheqë mbi 25000 vizitorë të regjistruar.

Kjo është një mënyrë e mirë e promovimit të produkteve ushqimore përtej oqeanit, për më tëper nga një shtet i ri siç është Kosova, e cila ka marrë vëmendjen edhe vlerësimet e shumë vizitorëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2015, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori