Kosova pjesë e Serbisë në Pyetësorin e KE
Pëlqej
Serbia do të përfshijë Kosovën si pjesë të saj, në Pyetësorin e Komisionit Europian. Deklaratën e ka bërë zv.kryeministri serb, Bozhidar Gjeliç i cili nga ana tjetër pranon se vendi i tij nuk mund të anëtarësohet në BE, pa normalizuar më parë marrëdhëniet me Prishtinën.

Gjatë një emisioni televiziv, ku ishte i ftuar bashkë me ish ambasadorin amerikan në Serbi, Gjelic tha se në pyetjen e Pyetësorit mbi kufirin, territorin dhe numrin e banorëve, përgjigjia do të jepet duke llogaritur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Por nënkryetari i qeverisë serbe u pajtua me diplomatin amerikan kur tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon më parë përmirësimin e raporteve me Kosovën.

“Nuk do të mund të shkojmë në BE derisa të mos zgjidhim statusin e Kosovës. Në fakt kjo është një nxitje për të gjetur një kompromis” tha ai.
Shtuar më 01/11/2010, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori