E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Kosova përshëndet zhvillimet në Libi
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përshëndet zhvillimet e fundit, këto në përpjekje për rrëzimin e regjimit diktatorial të Muammar Gaddafit në Libi. “Me këtë rast, Qeveria dhe populli i Kosovës përkrahë përpjekjet e popullit të Libisë për liri, dinjitet dhe demokraci. MPJ e Kosovës uron popullin e Libisë për përmbyllje paqësore dhe tranzicion të qetë të sistemit, në rrugën drejt pajtimit kombëtar dhe rindërtimit të vendit”, thuhet në një deklaratë për shtyp.


MPJ është në koordinim me partnerët ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që në javët në vijim të thellohet bashkëpunimi mes autoriteteve të reja të Libisë dhe Republikës së Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga Qeveria e re e Libisë.
Shtuar më 22/08/2011, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori