Kosova përplot me probleme
Pëlqej
Kosova ka problemebrendshme dhe të jashtme, madje shumë delikate.

Kështu komentojnë njohësit e politikës.

Ata vlerësojnë se Kosova për momentin ka shumë problemebrendshme si zhvillimet paszgjedhore, raporti ndërkombëtar i Uilliamsonit për krimet e supozuara të UÇK-së, si dhe problemet me rritjen e ekstremizmit fetar në vend.

Politilogu Behlul Beqaj është shprehur për Koha.net se zgjidhja për problemin më të madh, atë politik, ekziston dhe ai është respektimi i vullnetit të shumicës, por se politika nuk është e interesuar për zgjidhje.

Ndërsa, Fisnik Korenica nga organizata Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se nëse partitë i hyjnë lojës së kontestimeve proceduriale, atëherë beteja politike hyn në një rrugë që s'ka fund. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori