Kosova pėrgatitet tė festojė fundin e mbikėqyrjes
Kur tė vijė e hėna e dytė e shtatorit, nė Prishtinė do tė ndodhen personalitete ndėrkombėtare tė shquara nė diplomaci, pėr tė marrė pjesė nė njė ngjarje me peshė nė historinė e Kosovės. Ėshtė dita kur shtetit do t’i hiqet mbikėqyrja ndėrkombėtare.

Heqja e mbikėqyrjes do tė konfirmohet fiks pas njė muaji nga Grupi Ndėrkombėtar Drejtues (GND), i cili do tė mbajė njė mbledhje nė Prishtinė. Bazuar nė njė program preliminar pėr shėnimin e kėsaj ngjarjeje, Grupi do ta mbajė mbledhjen mė 10 shtator nė orėn 13.00. Ėshtė paraparė qė mbledhja tė zgjasė diku njė orė.

Sipas Koha Ditore, nė kėtė takim, nė nivel ministrash ose zėvendėsministrash do tė pėrfaqėsohen Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika e Ēekisė, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Suedia, Turqia, Mbretėria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?