Kosova, "pashallëk" i Serbisë?
Pëlqej
Hija e regjimit serb akoma është prezente në Kosovë.

Qytetarët serbë në Kosovë janë qytetarë të këtij shteti dhe jo të marrin komanda nga Beogradi.

Kështu mendon analisti politik, Nehat Hyseni.

Sipas tij, edhe politikanët në Kosovë ngjanë sikur janë më tepër një "pashallëk" i Beogradit sesa bëjnë politika për qytetarët e aq më tepër për shqiptarët.

“Duke filluar nga shërbimi me devotshmëri fanatike ndaj Serbisë në Dialogun e Brukselit, ku u bënë lëshime të paimagjinuara Serbisë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit të 19 prillit 2013, që u cilësua nga populli, e sidomos nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, si tradhti kombëtare ordinere, meqë as që i ra në mend dhe nuk iu kujtua ekipit negociator të Kosovës në krye me Edita Tahirin, si dhe shefit të saj, kryeministrit Hashim Thaçi se ekzistojnë fare këta shqiptarë të mjerë, të cilët askund nuk u përmendën fare, madje as në margjina të Dialogut. Me këtë, kjo Qeveri në ikje ka shkruar një histori të turpshme dhe kriminele ndaj kësaj pjese të shqiptarisë”, thote Hyseni.

Ai ka shtuar se edhe situata aktuale në Kosovë, ku ka ngërç politik dhe ku u ndërpre edhe seanca konstetuive janë fakte që dëshmojnë se "hija politike" e Beogradit është prezente në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori