Kosova, parakusht për negociatat Serbi-BE
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule është shprehur i bindur se negociatat për anëtarësim në BE do të jenë prioritet edhe i Qeverisë së re të Serbisë, porse përparimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

Në një intervistë për portalin EurAktiv, Fule shfaqi bindjen se Serbia do të shënojë përparim në marrëdhëniet me Kosovën dhe e quajti “problem fundamental i cili qëndron në rrugën e hapjes së negociatave”. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori