Kosova nxjerr urdhër-arrest për nënkryetarin e Listës Serbe
Prokuroria Speciale ka lëshuar udhërarrest për Milan Radojciqin, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Ndërsa pritet që brenda ditësh, të lëshohet edhe urdhërarrest ndërkombëtar.

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Gazetën Express se në fillim të kësaj jave është lëshuar urdhërarrest ndaj nënkryetarit të Listës Srpska, Milan Radojiciq.

“Po mund të ju konfirmoj që Prokuroria Speciale e Kosovës më datë 21 janar ka lëshuar urdhërarrest vendor për Milan Radojciqin, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Syla.

Ndësa, brenda pak ditësh pritet që ndaj nënkryetarit të arratisur të Listës Srpska, të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar.

Prokuroria në bazë të kompetencave të saja pritet që së shpejti të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar”, ka thënë Syla.

Radojciq, i cili konsiderohet si njeriu më i fuqishëm i Veriut, ka qenë target në një operacioni të kryer nga njësitë specialeKosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.

Zyrtafri i lartë i Listës Srpska, që cilësohet si i dyshuari kryesor në rastin e Ivanoviçit, ishte arratisur, ndërsa policia arrestoi tre të tjerë, të cilët po mbahen në paraburgim.

Në mesin e të arrestuarve është Marko Rosiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeve e Dragisha Mirkoviç.

Ndërsa dy ditë pas kësaj bastisjeje, Radojçiq u shfaq në publik nga Beogradi dhe tregoi se ndodhej në Serbi.

Tutje, ai po organizonte disa tubime në fshatrat me shumicë serbe në Kosovë, mirëpo vetë nuk u duk asnjëherë.

Ditë më parë, prokurori Hoxha ka thënë në Televizionin 7 se të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria Speciale tregojnë se Radojciq është përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

Oliver Ivanoviç, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP-në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.


Shtuar më 24/01/2019, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori