Kosova nuk fal, shpallen zgjedhjet për kryetarët e rinj në veri
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar datën e zgjedhjeve për kryetarët në veri, që kishin dhënë dorëheqje kur në Qeveri të Kosovës ishte marrë vendimi për taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake

Këtë e kanë bërë të ditur nga zyra e presdentit përmes një komunikate për media.

“Presidenti i RepublikësKosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, shkruhet në njofim.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të RepublikësKosovës do të mbahen më 19 maj 2019.
Shtuar më 08/04/2019, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori