Kosova nuk është njohur nga Nigeria
Nigeria
Edhe Nigeria duket se nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri i Jashtëm i këtij shteti afrikan, Olugbenga Ashiru, ka thënë në një prononcim për Express se në vendin e tij nuk është marrë ndonjë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë”, ka thënë Ashiru. Nga përgjigja e Ashiru del se Kosovën me letra e kanë njohur vetëm 90 shtete, ndërkohë mbetet po ashtu e pasqaruar edhe njohja nga Uganda, e cila nuk ka dërguar ende notë verbale në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori