U ndje keq në lokal dhe u transportua në spitalin e Korçës, vdes 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Një 20-vjeçar i cili u transportua me urgjencë në spital ka ndërruar jetë.

Paraprakisht bëhet me dije se Mateo Llabani është ndjerë keq në një lokal në Bilisht dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua në Korçë për mjekim të specializuar. Fatkeqësisht ai nuk mundi të mbijetojë.

Dyshohet se 20-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak, megjithatë pritet që autopsia të zbardhë arsyen e vdekjes.

Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa nuk janë konstatuar shenja në trup nga kqyrja paraprake.

Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit./Albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 08:51