Kosova nuk do njihet nga Rusia
Sergei Lavrov
Rusia edhe më tutje do të mbajë qëndrimin e saj për Kosovën dhe nuk ka ndërmend ta ndryshojë - as në të ardhmen nuk do ta njohë Kosovën, është shprehur shefi i dplomacisë ruse, Sergey Lavrov.

Ai ka porositur serbët që edhe më tutje t’i përmbahen të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244 në të cilën, siç thotë, shkruan se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë, ka thënë Lavrov në një intervistë për të përditshmen “Veçernje novosti”.

A ka premtuar se Rusia do të mbështesë aktivitetet e Beogradit në kuadër të zgjidhjes politike të problemi të Kosovës në bazë të rezolutës 1244, për t’i “kontribuar forcimit të stabilitetit afatgjatë” rajonal.

Duke u udhëhequr me qasjen tillë, thotë Lavrov, Rusia ka mbështetur dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Po ndjekim me vëmendje rrjedhën e tij. Vlerësojmë se dialogu është ndërprerë kohë më parë për shkak të situatës së destabilizuar në linjën administrative ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë”.

Sipas Lavrovit, për shkak të situatës eksplozive në rajon, është me rëndësi jo vetëm që të ruhet roli i KB dhe i Këshilli të Sigurimit në procesin negociator, por edhe të aktivizohet veprimtaria e Misionit të KB në Kosovë.
Shtuar më 01/11/2011, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori