Draghi dha dorëheqjen, zgjedhje të parakohshme në Itali

Qeveria italiane është rrëzuar pasi kryeministri Mario Draghi ka paraqitur sërish dorëheqjen para presidentit të vendit Sergio Mattarella, i cili firmosi dekretin për shpërndarjen e dhomave të parlamenteve.

Draghi dha dorëheqjen, ndërsa Italia shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 70 ditëve.

Sipas RAI,  Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, pasi dëgjoi kryetarët e dy degëve të Parlamentit, në zbatim të nenit 88 të Kushtetutës, nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Senatit të Republikës dhe Dhomës së Deputetëve, i cili u kundërfirmos nga Presidenti i Këshillit të Ministrave.

Dekreti i shpërbërjes do t’u dorëzohet Presidentëve të Senatit të Republikës dhe të Dhomës së Deputetëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampetti.

Më herët në mëngjes dhe pas duartrokitjeve entuziaste nga anëtarët e seancës plenare të Kuvendit, Mario Draghi deklaroi se pas votimit të djeshëm të senatit, kërkoi që mbledhja të ndërpritet përkohësisht, sepse do i drejtohej presidentit të reupbilkës për ti komunikuar vendimet e tij.

Javën e kaluar, Draghi dha dorëheqjen e tij pasi lëvizja “5 Yje”, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të vendit, tërhoqi mbështetjen e saj në një votim besimi parlamentar mbi një paketë të krijuar për të trajtuar krizën e kostos së jetesës në Itali. Vendimi i Draghit për t’u dorëhequr erdhi edhe pse paketa për të ndihmuar italianët që përballen me çmimet e larta të energjisë mori 172 vota pro dhe 39 kundër, por munguan votat e Lëvizjes 5 Yjet./albeu.com