E FUNDIT/ Pas Durrësit, Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet në Vorë (FOTO LAJM)
Kosova, nikoqire e programit inovativ veror për fenë dhe politikën e jashtme
Fondacioni i Besimit Tony Blair Faith Foundation dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Balkan Institute dhe Universitetin e Prishtinës sot nisin një program veror dy-javor mbi “Fenë dhe politikën e jashtme: Shqyrtimi i rolit të fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz”, prej 5-17 gusht. Programi mirëpret 26 pjesëmarrës nga 15 shtete, duke përfshirë edhe vendet e largëta si Maroku, Kina dhe Ukr! aina.

Eksperte te njohur do te ligjerojne ne kuader te nje programi te larmishem qe mbulon tema si feja ne kontekstin e rindertimit post-konfliktuoz dhe rolin e fese, kultures dhe identitetit ne Ballkan. Ne mesin e ligjeruesve do te jene profesor Miroslav Volf nga Universiteti Yale, profesor Ivo Vanac nga Universiteti Yale dhe nga Zagrebi, ambasadori Zamir Akram, ish-ambasador i Pakistanit prane Kombeve te Bashkuara dhe ligjerues ne Geneva School of Diplomacy, dhe Obrad Saviq nga Universiteti Singidunum. Programi do te perfshije nje udhetim fundjave per ne Prizren per te vizituar trashegimine kulturore te qytetit te xhamive dhe kishave te cilat qendrojne krah per krah.

Charlotte Keenan, kryeshefe ekzekutive prane Tony Blair Faith Foundation, tha:

"Kete vere po bashkepunojme me Ministrine e Puneve te Jashtme te Kosoves, Universitetin e Prishtines dhe Balkan Institute, permes organiz! imit te nje programi intensive veror mbi nderveprimin mes fese! dhe politikes se jashtme. Programi bashkon studentet me profesioniste, diplomate, si dhe me udheheqes rajonale dhe nderkombetare. Programi do te pajise pjesemarresit me njohurite dhe aftesite e domosdoshme per te kuptuar dhe analizuar rolin e fese ne kontekst te situatave konfliktuoze dhe post-konfliktuoze. Shpresojme se ky program do te beje qe ta shohim fene si pjese te zgjidhjes, si dhe shpeshhere si pjese te problemit. Nuk ka vend me te mire sesa Kosova per zhvillimin e nje kursi te tille."

Petrit Selimi, zevendesministri i Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves, tha:

"Programi veror eshte edhe nje hap perpara ne perkushtimin tone te vazhdueshem per nxitjen e dialogut nderfetar ne Kosove. Kjo nisme eshte pjese e programit tone shumedimensional te diplomacise publike dhe eshte vazhdimesi e konferences se suksesshme nderkombetare nderfetare e cila mblodhi prijes fetare dhe eksperte boterore ne Peje, ne maj te ketij viti! . Jemi te lumtur per bashkepunimin tone me Tony Blair Faith Foundation me te cilin fondacion do te organizojme programin dhe do te jemi nikoqire te eksperteve te njohur boterore ketu ne Kosove, ku do te vazhdojme t'i trajtojme keto ceshtje te rendesishme me pjesemarres nga 14 shtete". /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2013, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori