Kosova nesër diskutohet në OKB
Pëlqej
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nesër situatën në Kosovë, në bazë të raportit të përgatitur nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon.

Bëhet me dije se Ban Ki Moon do të kërkojë nga Prishtina dhe Beogradi që të mund të vazhdojnë dialogun politik në Bruksel, pas një ndërprerjeje për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë.

Delegacioni diplomatik i Kosovës në këtë mbledhje do të përfaqësohet nga numri një i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.

Ai pritet të kërkojë mbështetje nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që t’i bëhet presion Serbisë për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, të eliminojë strukturat paralele të saj nga Kosova, të respektojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të japë kontributin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa nga ana e Beogradit, do të jetë ish-kryeministri, tashmë minister i Jashtëm, Ivica Daçiç, së bashku me të ashtëquajturin drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori