Kosova nënshkruan MSA-në me Bashkimin Evropian
Kosova ka nënshkruan sot Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian në Strasburg, nga Përfaqësuesja e Lartë Mogherini dhe Komisioneri Hahn për palën europiane dhe kryeministri Mustafa e ministri Çollaku për palën kosovare.

MSA shënon mardhënien e parë kontraktore dhe mjetin e parë formal të dialogut politik mes Prishtinës e Brukselit. Në aspektin teknik, ajo do të jetë e ngjashme me marrëveshjet e vendeve të tjera.

Me këtë dokument do të rregullohen marëdhëniet tregtare mes kosoves dhe BEsë, duke krijuar mundësi për shtetin e ri ballkanik që me aftësitë e veta të rrisë prodhimin dhe në vijim edhe eksportin drejt BEsë, të përfitojë një administratë më profesionale dhe thellon bashkëpunimin në shumë fusha, me synim përafrimin e standarteve të vendit me ato europiane. Zbatimi i saj pritet t'i sjellë Kosovës prosperitet ekonomik, siguri ligjore, stabilitet politik, e një qeverisje llogaridhënese për qytetarët.

Por ajo dallon thelbësisht me MSAtë e deritanishme, pasi nuk e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe nuk lë as ndonjë element për t'u trajtuar si e tillë, më vonë. Një tekst i tillë ka siguruar vendet anetare, që nuk e njohin Kosovën, se qëndrimet e tyre rreth statusit nuk do të paragjykohen. Prandaj, në të nuk ka zotime politike formale për integrimin e Kosovës në BE, ndryshe nga MSA-të me vendet tjera të rajonit, perfshire Shqipêrine, ku të gjitha, me përjashtim të Bosnjes, kanë bërë vendet me statusin kandidat për anëtarësim në Union.

Kjo justifikon dhe faktin pse marrëveshja nuk u nënshkrua nga përfaqësuesit e vendeve anëtare, por vetëm nga zyrtarët e institucioneve të BE-së dhe, ndryshe nga MSAtë e tjera, ajo nuk pritet të ratifikohet nga parlamentet nacionale të shteteve anëtare, por hyn në fuqi vetëm pas dhënies së pëlqimit nga Parlamenti Europian, siç pritet gjatë pranverës 2016. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2015, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori