Kosova nën pushtimin e erërave, ky është numri i emergjencës
Pëlqej
Erërat e forta kanë pushtuar sot territorin e Kosovës.
Disa nga qytetet kryesore të Kosovës, por edhe fshatrat përreth u ballafaquan që nga mëngjesi me stuhi, të cilat shkaktuan edhe dëme materiale.

Për këtë ka reaguar kryetari i komunës Prishtinë, Shpend Mehmeti.

Ai ka dhënë edhe një numër emergjence për këtë rast.

Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori