Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme?
Kriza politike aktuale mund të tejkalohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja.

Analistët politikë mendojnë se zgjedhja më e mirë është një qeveri stabile në krye të vendit sesa një qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Për analistin Armend Muja, më mirë do të ishte të shkohej në zgjedhje sesa të ketë një kryeministër konsensual.

“Unë nuk jam për qeveri teknike me kryeministër konsensual. Ndërkohë që kemi shumë poste konsensuale, neve na duhet një kryeministër i fuqishëm, i cili ka legjitimitet politik, pra unë jam absolutisht kundër idesë qe të kemi një kryeministër konsensual", tha Muja për Tribuna.

Sipas tij, Kosovës i duhet një kryeministër legjitim dhe një qeveri e opozitë e fortë po ashtu, për një shtet demokratik. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori