Kosova në Wikileaks, Medvedev lobim kundër pavarësisë
Pëlqej
Dokumentet e Wikileaks zbulojnë se Presidenti Rus Dimitry Medvedev ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në lobin tek vendet arabe për mosnjohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Në një dokument që i referohet informacioni të dërguar nga ambasada amerikane në Doha në 21 dhjetor 2009, ndihmësi i ministrit të jashtëm të Katarit Mohamad Al-Rumaihi i tha ambasadorit amerikan Joseph E.LeBaron se pavarësisht simpatisë së tij, atyre u ishte kërkuar nga Medvedev që të prisnin ca kohë për të njohur Kosovën.

“Presidenti Rus, megjithatë i kërkoi Katarit të ecë ngadalë në njohjen e Kosovës”, thonë dokumentet. Duke ju referuar lidhjeve të rëndësishme të Katari ka me Rusinë, Al-Rumaihi ka thënë se Katari u detyrua të veprojë në këtë mënyrë.

Deri më tani Katari nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008 dhe të njohur tanimë nga 72 prej 192 shteteve të Kombeve të Bashkuara përfshirë shtetet kryesore të BE-së dhe Amerikën.
Shtuar më 30/11/2010, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori