Kosova në vjeshtë me status vëzhguesi në OKB
Statusi i vëzhguesit për Kosovën në OKB nuk është i largët pasi ajo mund të llogarisë në mbi 100 njohje që i ka marrë. Anëtari i Forumit për Marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka deklaruar për gazetën Novosti të Beogradit se kërkesa fillestare e Gjermanisë që Serbia mos ta pengojë Kosovën në OKB, është ndarë në dy pjesë dhe e para, këmbimi i oficerëve për ndërlidhje është realizuar dhe dyta, karrigia për KB po vjen në rend dite.

"Kjo temë do të gjendet në tryezë në vjeshtë, kur rrumbullakohet modeli i dy Gjermanive. Kthimi i oficerit serb për ndërlidhje Dejan Paviçeviq nga kufiri është pjesë e kësaj strategjie sipas të cilës oficerët marrin statusin e ambasadorit", ka thënë Janjiq.

Sipas tij edhe pse ka shanse që Beogradi të antilobojë dhe ta lërë Kosovën në anën tjetër të dyerve të KB-së, ndërsa në vitin e ardhshëm kjo gjë nuk do të jetë e mundur.



Shtuar më 28/06/2014, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori