Vendimi për konfiskim të selisë, Mickoski paralajmëron hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg

Lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media tha se partia do ta ankimojë vendimin e Gjykatës me të cilin konfiskohet selia e partisë dhe paralajmëroi hapjen e mundshme të procedurës para Gjykatës në Strasburg.

“E gjithë kjo do të ankimohet pasi të marrim aktgjykimin me shkrim, në Gjykatën e Apelit. Nuk presim që diçka të ndryshojë në këtë gjyqësor dhe prokuroria partiake, por do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë që kemi në dispozicion dhe do të shqyrtojmë mundësinë e hapjes së procedurës para Gjykatës në Strasburg. “Drejtësia do të dëshmohet”, tha Mickoski./alsat