Kosova në top 10-shen e shteteve më të varfëra në botë
Pëlqej
Kosova është një nga dhjetë shtetet më të varfëra në botë.

Indeksi i mjerimit nëpër botë i bërë nga Arthur Orkum, i cili pasqyron nivelin e papunësisë dhe inflacionit të çmimeve në nivel shtetesh, është publikuar edhe sivjet, raporton Express.

Kosova në këtë rankim renditet e nënta, madje duke patur shtete të Lindjes së Mesme që janë dhe në luftë jo në nivel kaq të ultë.

Shteti i dhjetë më i varfër në botë është pikërisht Siria, e cila është përfshirë prej kohësh nga lufta civile, ndërsa pak më mirë se Kosova janë edhe Afganistani, Lesotho, Senegali, Bosnja etj.

Papunësia aktualisht në Kosovë është në nivel rekord, 43.5 %.

Shteti më i varfër në botë renditet të jetë Zimbabve, e pas tij vjen Liberia, Burkina Faso, Turkmenistani, Xhibuti, Namibia dhe Nepali. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori