Kosova* në takimin e parë rajonal me fusnotë
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë kanë marrë pjesë në një takim rajonal, për herë të parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, raporton rtk.

Në takimin që u zhvillua në Danillovgrad të Malit të Zi, me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit perëndimor për arsim dhe trajnim, në tavolinën e delegacionit të Kosovës ka qëndruar mbishkrimi Kosovë, së bashku me yllin, raportojnë mediat në Podgoricë.

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe të Shkencës, Radivoje Mitrovic, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kanë shumë probleme, “por se duhet t’i zgjidhin bashkërisht ato”.

Zëvendësministri i MASHT-it, Nehat Mustafa, ka thënë se fakti se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë po marrin pjesë bashkë në këtë takim, është dëshmi se marrëveshjet e Brukselit po japin rezultate.

Shefi i delegacionit të BE-së në Podgoricë, Leopold Maurer, ka thënës se është mirë për rajonin që Kosova dhe Serbia marrin bashkë pjesë në takimet rajonale.

Prishtina dhe Beogradi, më 24 shkurt, kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, e cila parashikon prezantimin e Kosovës me fusnotë që përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Shtuar më 07/03/2012, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori