Reali mund ti prishë punë Barcelonës, hyn në garë për Lautaron

Siç bën të ditur Sky Italia, Real Madrid po i bën presion lojtarit dhe Interit në mënyrë që Lautaro të përfundojë i veshur në të bardha në sezonin e ardhshëm.

Për momentin, Inter ka refuzuar të negociojë çdo shitje të Lautaros nën çmimin e klauzolës, prej 111 milionë euro.

MundoDeportivo në anën tjetër ka bërë të ditur se Barcelona do të presë të kalojë 15 korriku, kur ç’aktivizohet klauzola, për të negociuar me Interin transferimin e Lautaros sipas vlerës së tregut të caktuar tashmë nga kriza e COVID-19.

Në anën tjetër, Real Madrid deri më tani kishin vendosur pamjet rreth Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, dhe Lautaro Martinez është një emër i ri në listën e tyre.


Shtuar 4.06.2020 10:58