Kosova në PE, pa fusnotë
Parlamenti evropian
Me 475 vota për, 97 kundër dhe 76 të përmbajtur, Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten në seancën plenare Rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë u bëhet ftesë 5 vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë në gjë të tillë.

Me shumicë votash është hedhur poshtë kërkesa e disa deputetëve të Parlamentit Evropian që edhe në këtë dokument emërtimi i Kosovës të përmendet me fusnotë (duke u thirrur në pajtimin e Kosovës në dialog me Serbinë), shkruan Koha. Kjo do të thotë se edhe në të ardhmen Parlamenti Evropian do të vazhdojë sikur edhe deri më tash t’i referohet shtetit më të ri në Evropë si “Republika e Kosovës”.
Shtuar më 30/03/2012, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori