Kosova në OKB, varet nga Serbia
Pëlqej
Kosova të ketë një ulëse në OKB, duhet që të përfundojë procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë apo përfundimi i traktatit të paqes me shtetin serb.

Deri te nënshkrimi i marrëveshjes, i cili mund të bëhet në mes viteve 2018-2020, kur dhe Serbia pretendon të hyjë në BE, për Kosovën ka pak shpresa të bëjë diçka më shumë për ulëse në Kombet e Bashkuara.

Analistët politikë kanë thënë se është me rëndësi që Kosova të aplikojë në momenetin e duhur për anëtarësim në OKB.

Anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara mund të bëhet vetëm përmes një lobimi të fuqishëm, pasi që Serbia do bëjë ç'është e mundur ta ndalë atë, duke bashkëpunuar fuqishëm me Rusinë dhe të gjithë aleatët e saj që janë kundër pavarësisë së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori