Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Kosova në krizë të thellë institucionale
Pëlqej
Kosova ka 3 muaj që ka zhvilluar zgjedhjet dhe akoma nuk ka themeluar institucionet e saj.

Të premten që vjen, më 12 shtator do të mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës për të vijuar me mbledhjen e 17 korrikut, ku dhe pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Kryesia.

Përballë njëra-tjetrës është PDK-ja, partia me më shumë vota, ndërsa nga ana tjetër, koalicioni LAN, i cili ka më tepër numra në Kuvend.

PDK-ja e ka të drejtën ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, kjo e vendosur nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se nuk e zgjedh ky subjekt dhe po ashtu as koalicioni opozitar, vendi mund të drejtohet drejt zgjedhjeve të reja. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori