Kosova në krizë, Jagjaga ikën në SHBA
Pëlqej
Ndërkohë që Kosova është në krizë politike dhe institucionale, presidentja Atifete Jahjaga pritet që nesër ta vizitojë SHBA-në, ku dhe do të qëndrojë për 10 ditë.

Pavarësisht faktit se roli i presidentes është i madh pikërisht në kriza të tilla politike, duket se Jahjaga nuk do të kontribojë sa duhet për ta qetësuar situatën.

Jahjaga është ftuar të marrë pjesë në Samitin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimet e nivelit të lartë do të fillojnë më 22 shtator ndërsa debatet e përgjithshme do të zgjasnin nga 24 deri më 30 shtator.

Megjithatë, Jahjaga u takua me liderët partiake para se të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori