Kosova në krah të Amerikës kundër ISIS
Pëlqej
Shteti i Kosovës është vënë në krah të Amerikës kundër grupit terrorist ISIS.

Afërsisht 140 krerë shtetesh u mblodhën këtë javë në Nju Jork dhe qëllimi është që Obama ti bindë ata ti bashkohen një koalicioni të gjerë për ta luftuar ISIS-in.

Deri më tani, janë 50 vende që kanë ofruar mbështetje për Amerikën për ta luftuar grupin terrorist në Lindjen e Mesme.

Ndër ta, në hartën e koalicionit të madh gjendet edhe Kosova.

Shtetet që do të ndihmojnë Amerikën në luftën kundër ISIS janë përgjithësish aleatet më të ngushta të saj, si Britania apo Kanadaja, por edhe të gjitha shtetet e Evropës. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori