Kosova në kolaps financiar më 2015-tën?
Pëlqej
Nëse vazhdon ngërçi politik dhe si pasojë edhe kriza institucionale, Kosova më 2015-tën mund të hyjë në krizë financiare.

Në rast se ngërçi vijon akoma, kjo gjë do të ketë telashe më mëtejshme buxhetore.

Njohës të çështjeve ekonomike janë të shqetësuar për këtë situatë, duke thënë se në rast se nuk miratohet buxheti i vitit 2015, do të ketë probleme të mëdha në realizimin e projekteve kapitale.

“Ministria e Financave është duke punuar që të miratohet buxheti sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, mirëpo nëse nuk konstituohen institucionet, atëherë sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, do të shfrytëzohet neni 24 i LMFPP-së që merr për bazë vitin aktual dhe që siguron një ndarje buxhetore që është e barabartë me 8,33% (e vitit 2014)”, thuhet në përgjigjen e MF-së për Kosova Sot.

Me Kornizën Buxhetore për vitin 2015 është paraparë që buxheti të jetë 1,678 miliardë euro./albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori