Nga matjet e Global Peace Index, rezulton se terrorizmi në botë gjatë vitit të kaluar është rritur me 80 për qind në krahasim me vitin
2013">
2013.
Ndërkohë matjet e sivjetshme akoma nuk janë publikuar, por me siguri ato do të tregojnë përkeqësim të treguesve, duke pasur parasysh aktet terroriste në botë të muajve e sidomos të ditëve të fundit.
Në indeksin e
terrorizmit,
Kosova ka shënuar përparim. Nga 162 vende të përfshira në klasifikimin e
ekspozimit nga rreziku i
terrorizmit, ajo vjet ishte e 62-ta, ndërsa një vit më parë (më
2013">
2013) ndodhej në vendin e 51-të. Ndërsa Shqipëria në këtë indeks radhitet në vendin e 78-të, ndërsa më
2013">
2013 ishte në vendin e 109-të.
Kosova dhe Shqipëria tashmë ndodhen në zonën e shteteve të ekspozuara ndaj
terrorizmit, përkatësisht në nivelin 4, nga 10, që është niveli më i lartë i rrezikut.
Me rrezikun më të lartë të
ekspozimit ndaj
terrorizmit janë: Iraku në vendin 1, Afganistani 2, Nigeria 3, Pakistani 4, dhe Siria në vendin e 5-të.
Ky është treguesi i vjetshëm i kategorizimit të vendeve të rajonit, sipas Global Peace Index, për rrezikun ndaj
ekspozimit të
terrorizmit: Turqia 27, Greqia 29,
Kosova 62 ( më
2013">
2013 - 51), Maqedonia 73, Shqipëria 78 (më
2013">
2013 – 109), Mali i Zi 103, dhe Serbia në vendin e 106-të rrezikshmërisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015,
ora 13:48