Kosova në protestë kundër Demarkacionit (VIDEO)
Qindra qytetarë kosovarë protestojnë sot kundër ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.

Potestuesit të cilët janë mbledhur para Kuvendin tashmë kanë filluar të zhvendosen mbrapa Kuvendit, respektivisht afër sallës plenari ku edhe pritet të mbahet seanca për Demarkacionin që është në rend dite.

Nuk dihet ende nëse kjo seancë do të shtyhet, apo do të kalojë, për shkak se Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të jetë e pranishme sot në seancën për demarkacionin.

Ndërkohë, kalimi i marrëveshjes së kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës është kusht për liberalizimin e vizave.

Por, analistët kanë shprehur më herët se Kosova do të humbasë rreth 8000 hektarë tokë nese marrëveshja ratifikohet. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori