"Kosova mund të rikthejë masat", flet Hoti
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij në Shërbimin Spitalor dhe Universitar të Kosovës është shprehur se rënia e numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit u ka dhënë një qetësi shpirtërore.

Gjithsesi, ai shtoi se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm. Hoti me këtë rast tha se kjo është arritur falë punës së mantel bardhëve.

Kreu i qeverisë u shpreh po ashtu se tashmë po hyhet në fazën e vjeshtës dhe se beson që stafi mjekësor janë në rrugë të duhur për luftimin e kësaj pandemie.

“Shpresoj që do të filloj shpejt vaksinimi i rregullt në vjeshtë që të kemi një mbrojtje për të sëmurët kronik, fëmijët dhe grupet e rrezikuara. Besoj që tashmë është arrit vetëdija e qytetarëve për rrezikun e këtij virusi”, u shpreh Hoti.

Hoti shtoi se përballja me pandeminë u ka dhënë një mundësi që të bëjnë një rikonstruktim komplet të shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore në nivel vendi.

Kryeministri theksoi se në Evropë është kthyer vala e dytë e pandemisë COVID-19, dhe në Kosovë duhet të shtohet kujdesi.

“Vala e dytë e pandemisë siç duket është kthyer në Evropë, ajo çfarë na mbetet neve është të kujdesemi që kur të fillon tetori të jemi të përgatitur për zhvillimet që mund të ndodhin”, tha kreu i qeverisë.
Shtuar më 22/09/2020, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori