Kosova merr mbështetjen e Pakistanit
Pëlqej
Presidentja Jahjaga u takua sot në Ankara të Turqisë, me presidentin e Pakistanit, Mamnoon Hussain.

Në këtë takim u bisedua rreth raportit mes dy vendeve dhe konsolidimin si shtet të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Jahjaga dhe Hussain vlerësuan se të dyja shtetet kanë nevojë për bashkëpunim, sidomos në fushën e ekonomisë.

Presidentja vlerësoi se ndihma e Pakistanit për Kosovën, që prej përfundimit të luftës, ka qenë shumë i rëndësishëm.

Ajo theksoi se Kosova, përveç faktit që kërkon të anëtarësohet në NATO dhe në BE, synon përmbylljen e procesit të anëtarësimit edhe në OKB e për këtë është me nevojë ndihma e çdo shteti anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Edhe presidenti pakistanez theksoi se ndihma e Pakistanit për Kosovën do të vazhdojë të jetë e plotë dhe siguroi presidenten Jahjaga për mbështetjen e plotë të vendit të tij për anëtarësim të shtetit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori