Policia kthehet në vendin ku u vra Everst Çaka, blindohet lagjia “Skënderbej” në Elbasan

Më 12 maj, në Elbasan u vra me disa plumba Everst Çaka. Atenati iu bë në lagjen Skënderbej, në makinë, dhe me të ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila u plagos me një plumb në krahë.

Sot, policia është kthyer sërish në vendin ku u vra Çaka dhe po ushtron kontrolle në disa ambiente.

Oficerët e Krimeve të Rënda kanë blinduar lagjen “Skënderbej” dhe vijonë kontrollet./albeu.com


Shtuar 26.05.2021 16:22