Duket se ideja e hedhur para pak kohësh për një kod
telefonik të përbashkët me Shqipërinë nuk është zgjidhje
ideale. Shefi i Autoritetit Rregullativ të
Telekomunikacionit, Ekrem
Hoxha në një intervistë për Express shprehet se
kosova shumë shpejt mund ta ketë kodin e vet
telefonik +383 ose +384.
“Vullneti i Kuvendit nënkuptohet që i ka detyrimet e veta. Dhe kodi me Shqipërinë është njeri prej skenarëve. Po ekonomikisht, teknikisht dhe ligjërisht si dy shtete në të ardhmen tonë të projektuar nuk është zgjidhja
ideale”, ka thënë
Hoxha.
Kjo alternativë po shihet si më e mundshmja nga institucionet përgjegjëse në fushën e
telekomunikacionit ndërsa sponsorizues do të jetë Bashkimi Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013,
ora 10:02