Kosova me ekonomi të dobët
Pesë vite nga krijimi i shtetit të Kosovës ekonomia e vendit ka nivel të ultë të zhvillimit ku papunësia përllogaritet në 44.9 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, shkëmbimet tregtare në arrijnë vlerën mbi 2 miliardë euro në vit, ku kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ultë, rreth 200 milionë euro në vit, kurse importi kalon shifrën e mbi 1 miliard euro.


Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, duke i bërë një përmbledhje ekonomisë së Kosovës gjatë këtyre viteve, vlerëson se është shënuar një ecje e ngadalshme progresive dhe pamjaftueshme për nevojat zhvillimore ekonomike të vendit.

“Nëse do të bëja një përmbledhje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës gjatë këtyre viteve, atëherë do të thosha se vendi ynë ka bërë një shënim mjaft të ngadalshëm progresiv. Pra, në një farë rrethane mjaft të vështirë ekonomike ne kemi arritur të mbajmë një status quo të ecjes sonë larg çdo nevoje dhe larg çdo parashikimi apo pritjeje që kemi pasur në vitin 2008">2008”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Abdixhiku.

Politikat ekonomike, gjatë këtyre viteve, sipas Abdixhikut, nuk kanë adresuar problemet ekonomike thelbësore që ka pasur Kosova dhe në këtë mënyrë shteti ka humbur shumë gjasa për të bërë një rigjenerim ekonomik çfarë është pritur në vitin 2008">2008. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori