Kosova me 137 mijë analfabetë
Rreth 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ndërsa 82 mijë që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë. Eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci, ka thënë se analfabetët e regjistruar në mes të moshës 10 dhe 24 vjeç, janë më shumë të gjinisë mashkullore.


“Një fakt që brengos është numri prej 5,178 analfabetëve të regjistruar të moshës 10-24 vjeç. Nëse analizohet më mirë kjo shifër vërehet se në grupmoshën 10-19 ka më shumë djem analfabetë sesa vajza, që flet se më nuk bëhet fjalë për konzervativizëm të familjeve siç mendohet shpesh tek ne, por për probleme ekonomike me të cilat përballen ato familje. Pra, djemtë duhet të punojnë për ta ndihmuar familjen dhe mbeten analfabetë. Kjo është moshë e re për të mos ditur lexim-shkrim, sepse nga këta të rinj pritet të punësohen dhe të mbajnë familje”, ka thënë Popovci, shkruan Zëri. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2013, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori