Kosova mbyll kufirin me Shqipërinë: Vendos taksë 22 euro për kamionët
Ministria e Transportit në Kosovë ka dhënë sot urdhrin, që ndalon futjen e qytetarëve shqiptarë në vendin fqinj.

Shtetasit shqiptarë që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës janë hasur me kërkesa të paprecedenta, të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare.

Bëhet me dije se dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas policisë kosovare, kjo taksë duhet paguar për dezinfektimin e kamionëve.

Po ashtu, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar, teksa iu është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin apo jo. Nëse ata nuk janë të pajisur me këtë certifikatë, atëherë ata do të duhet t’i nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë.

Kjo situatë vjen në një kohë kur Shqipëria ka njoftuar hapjen tërësisht me fqinjët dhe ka nisur të presë edhe turistët e parë nga Kosova.
Shtuar më 01/06/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori