Kosova mbron me ligj 21 produkte vendore
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për mbrojtjen më ligj të 21 produkteve vendore.

Kësisoj, të gjitha frutat dhe perimet që hynë në Kosovë tani e tutje do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 për qind të vlerës doganore.

E ky vendim e ka gëzuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili para më shumë se 6 muajve kishte paralajmëruar një vendim të tillë.

“Qeveria e Kosovës, e ka miratuar sot vendimin e propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mbrojtjen më ligj të hiç më pak se 21 produkteve bujqësore. Ky është një lajm i madh për prodhuesit vendor të pemëve dhe perimeve. Jam i lumtur që prodhuesit tanë do të kenë një mbrojtje dhe ata të ndihen të sigurtë me produktet e tyre dhe të jenë të barabartë në konkurrencë. Kjo po ndodhë për herë të parë dhe shpresoj të ketë efekte pozitivë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shtuar më 17/07/2018, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori