Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e
masave antiCOVID-19.
Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të
masave nëpër komuna me
rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.
“Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e
masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Te komunat me
rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në
orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.
Te ato me
rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në
orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në
orën 05:00.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 14:21