Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka noftuar se në Kosovë nuk ka raste të infektimit të ushqimit me bakterin
E-coli dhe të gjitha produktet që janë testuar në Kosovë, kanë rezultuar të sigurta.
Institucionet e Kosovës thuhet se do të jenë në kontakt me autoritet përkatëse në Unionin Evropian dhe në vendet në rajon për të vepruar “shpejtë dhe me vendosmëri konform masave të rekomanduara”.
Ministria paralajmëroi ndërmarrjen e aksioneve për të siguruar zbatimin e plotë të ligjeve për
mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa i kërkoi komunitetit të biznesit dhe qytetarët, të ofrojnë ndihmën në
mbrojtjen e shëndetit duke u kujdesur për higjienën.
Shtuar më 31/05/2011,
ora 17:40