Kosova, kurth i pakalueshëm i Serbisë për në BE
Kërkesat për forcimin e pavarësisë së Kosovës, presionet që t’i vihen sanksione Rusisë dhe përpjekjet që të dobësohet Republika Srpska, janë tri sfidat më të mëdha politike të Serbisë në këtë vit.

Siç njofton "Novosti" i Beogradit, transmeton Koha.net, kreu shtetëror serb që nga informatat dhe deri te vlerësimet e burimeve analitike e diplomatike, e ka skicuar në tërësi këtë skenar, që gazeta e quan të vështirë e që do t’i servohet gjatë vitit 2015 Serbisë.

Po ashtu figurat udhëheqëse politike serbe tashmë po i përgatisin përgjigjet diplomatike në të gjitha ato që gazeta i quan “kurthe të Serbisë”.

Beogradi vlerëson se sfida e parë dhe më e madhe do të jetë vazhdimi i negociatave me Prishtinën nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian që është paraparë më 9 shkurt.

Qe në këtë takim mund të bëhet fjalë për 12 kushtet e Brukselit për të cilat insiston Berlini e të cilat, thotë gazeta, shkelin neutralitetin e statusit dhe shkojnë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, nga epilogu i këtij vazhdimi të bisedimeve, varet hapja e kapitujve të parë negociues Serbi- BE. Beogradi thotë se do të insistojë që zgjidhja të bëhet në kuadër të Kushtetutës së Serbisë./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori